Me certifikatë vaksinimi në lokal? Kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve: Të hiqet ora policore

Në Shqipëri po flitet për një certifikatë vaksinimi për të hyrë në bare dhe restorante. Si është pritur ky opsion nga shoqata e bareve dhe restoranteve në Shqipëri? Enri Jahaj, kryetari i shoqatës së bar-restoranteve thotë se është dakort me idenë, por kërkon që të hiqet ora policore.

”E kemi thënë që më herët, që në fillim të verës, për t’u bërë gati për sezonin e ri të valës së re të pandemisë, do të ishte e udhës që të vendosej “green pass” në përdorim dhe të hapeshin edhe lokalet e natës, kjo duhej të shoqërohej me heqjen e orës policore dhe mbyllja e detyruar e bizneseve për bizneset. Ne e kemi propozuar më herët këtë. Problemi sot është se diskutohet që përveç orës policore të vendoset edhe “green pass”. Në vende si Shqipëria është e pamundur. Unë e quaj një shashkë të momentit. Edhe ministrja e di shumë mirë që nuk mund ta aplikojë një vendim të tillë”.

SHKARKO APP