Më datë 24 mars, Komiteti i Ekspertëve jep vendimin e ri për baret dhe restorantet
Aktualitet E Premte, 19 Mars 2021 20:13
Me mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 20:00, kjo kategori mori një goditje të madhe ekonomike ku një pjesë e mire e tyre kanë vendosur të mbyllin bizneset duke e parë më të arsyeshme këtë hap e jo vijimin e tij në kushte tepër të vështira. Por Top Channel ka mundur të mësojë që në datën 24 mars, pritet një vendim lehtësues nga Komiteti Teknik i Ekspertëve rreth këtyre bizneseve nga komisioni teknik i ekspertëve.