Me dokumenta false në autobus, pranga 41-vjeçarit nga Kosova, një tjetër në kërkim

Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim për falsifikim dokumentesh.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Kosovë dhe shpallën në kërkim shtetasin B. E., banues në Kosovë”.   

Siç bën me dije policia, në hyrje të PKK Morinë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë automjeti tip autobus, ku udhëtonte si pasagjer shtetasi A. M.

Gjatë kontrollit në valixhen e shtetasit A. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. E., i cili dyshohet të jetë i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qellim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP