“Më dridheshin duart nga frika, mendova se do më therrte edhe mua”

Age Koçeku, gruaja që negocioi për dorëzimin e Sokol Mjacajt, thotë se pati frikë se mos e vriste edhe atë. Mjacaj shkoi në shtëpinë e kësaj të fundit dhe sipas Koçekut, gjatë gjithë kohës ishte i qetë.

“Nuk kishte asnjë fije frikë. Më e frikësuar isha unë se ai. Kur po shkoja me mbushë ujë, gjysma m’u derdh se më dridheshin duart prej frikës. Ai gjithë kohës i mbante duart në xhepa dhe unë mendova se po më therrte edhe mua. I thashë pash Zotin mos bëj gjë se po më merr në qafë edhe mua dhe vete. Jo, më tha, mos ki frikë. Në atë moment nxori nga xhepi një biçak të vogël dhe e futi prapë. Në atë moment erdhi policia dhe e mori. Ka qendruar për aq sa qendroi i ulur në divan dhe po shihte televizor. Po shikonte lajmet që jepnin për të dhe dëgjonte madje edhe policinë që bënte thirrje që të dorëzohej. Në momentin e dorëzimit më tha ‘a dalim bashkë’. Kishte frikë se mos e qëllonin. I thashë, mirë, dalim të dy bashkë”, ka thënë ajo. 

SHKARKO APP