Me fasha në kokë, shoqërohet një person në Elbasan
Një person është shoqëruar ditën e sotme në ambientet e policisë në Elbasan.
Deri më tani ende nuk ka detaje nga policia mbi identitetin apo nëse ka lidhje me ngjarjen, e ditës së djeshme ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.
Por ajo që konstatohet është plaga në pjesën e pasme të kokës e fashuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 21 prillit në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Si pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën 4 të tjerë. Konkretisht u ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë, Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale, Eltjon Bodinaku 32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe. /Ora News