Me fëmijët merr rrugën nga Gramshi drejt Kryeministrisë, me lot në sy i kërkon Ramës ta ndihmojë

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi para dyerve të kryeministrisë nga një familje nga Gramshi.

Të dy fëmijët e familjes kanë probleme shëndetësore dhe që prej muajit janar ata nuk po gjejnë një zgjidhje.

I dëshpëruar dhe pa shpresë kryefamiljari kërkon ndihmë nga qeveritarët për të shpëtuar fëmijët e tij.

I lutem kryeministrit, presidentit nëse këtu nuk i bëjnë asgje të më ndihmojnë të kurohen jashtë shtetit. I lutem abasadave të më mundësojnë t’i kuroj fëmijët në shtetet e tyre”– bën apel ai.

Kryefamiljari bën të ditur që deri tani ka nxjerë në shitje të gjitha gjërat dhe nuk do të largohet nga kryeministria deri në momentin kur të marrë një zgjidhje.

SHKARKO APP