”Me foto n*udo, por janë në politikë”, gazetari Redjon Shtylla: Ngjarjet në PD po rrotullohen mes 3 B-ve

‘Kemi parë fotot intime të figurave publike, apo edhe në politikë që sot janë në poste kryesore, jo vetëm në Shqipëri, por në Europë dhe në botë”,-shprehet gazetari Redjon Shtylla për ngjarjen e Sibela Abedinit që vrau veten pas qarkullimit të një fotoje intime në TikTok. I ftuar në ”Abc News Albania”, Shtylla foli për çështjet dhe lajmet më të bujshme të ditës.

”27-vjeçarja që vrau veten për shkak të një bullizimi, për shkak të një presioni që ajo mori nga një foto intime, e cila ishte në dorën e një personi me aftësi të kufizuar, por që e çoi këtë të re drejt vrasjes. Duhet të lëmë këto vajtime që bëjmë në rrjete sociale, mediat që bëjnë pafund lajme, por duhet që të shkojmë në çdo zonë ku gratë ndihen të kërcënuara, sepse kështu kthyer në një masakër kjo gjë, që për një foto ti të vrasësh veten. Kjo është një situatë e një këmbane alarmi, e një alarmi kombëtar dhe duhet ti japim siguri grave, vajzave, femrave në Shqipëri që një foto nuk është asgjë, sepse kemi parë fotot intime të figurave publike, apo edhe në politikë që sot janë në poste kryesore, jo vetëm në Shqipëri, por në Europë dhe në botë”.

Teksa ka folur për situatën në PD, me bashkimin e grupit të Bardhit me Rithemelimin, gazetari Shtylla u shpreh se e sheh që ngjarjet në PD po rrotullohen mes 3 B-ve. ”Janë tre B që janë Berisha, Basha dhe Bardhi. Është Berisha që ka elektoratin por që është në izolim. Është Basha që ka vulën, por nuk ka elektorat, është edhe z.Bardhi që ka mbështetjen amerikane, por që nuk ka as vulën dhe as elektoratin. Jemi në një situatë që PD, edhe pse u pa e bashkuar mes dy grupeve, por nuk dihet sesi do të shkojë. Bashkimi u bë për shkak të zgjedhjeve, sepse gjithësesi do të shikojë të marrë një mandat në 2025”.

I pyetur nëse është një bashkim që i duhet PD-së, apo është i sforcuar? ”Bashkimi rrit numrin e deputetëve që janë në një grup dhe lë fatkqeësisht një grup të vogël, siç është ai i z.Basha me disa deputetë që nuk kanë pushtet në dorë. Bashkimi është edhe një ndihmesë për të dyja grupet, sepse kemi një figurë si z.Bardhi i cili është i pranuar në arenën ndërkombëtare, sidomos ajo amerikane, ku ishte edhe së fundmi me vizitat si në Senat, apo edhe me takimet me personalitet atje dhe kjo do të jetë një ndihmë për PD, për të ecur përpara”.

Për pjesën pse u nda PD-ja para 2 vitesh, Shtylla u përgjigj se ”Politika është një kauzë, por edhe një lojë që ka të dyja anët e monedhës. Z.Bardhi e pa që pa mbështetjen e grupimit të Rithemelimit nuk do të jetë në politikë, dhe u dorëzua përpara një realiteti që është forcë, Rithemelimi është forca më e madhe demokrate në vend”.

Vizitën e sekretarit Blinken në Tiranë, gazetari Shtylla theksoi se ”Është një arritje shumë e madhe për faktorin shqiptar në Ballkan, por edhe në Europë dhe është një mesazh për të cilën ai do të vijë, për të duartrokitur, apo edhe për ti dhënë më shumë kurajo SPAK-ut për të vijuar punën me drejtësinë në politikë, që personat që janë të inkriminuar të përgjigjet përpara ligjit”.

SHKARKO APP