“Më goditi me tub gome për 1 orë”! Dëshmia rrëqethëse e gruas së vrarë në Mirditë, burri e dhunoi barbarisht më 2017

Detaje të reja shokuese zbardhen nga krimi i dyfishtë, që tronditi mbrëmjen e kaluar Mirditën dhe mbarë opinionin publik, ku u vranë me armë zjarri motër e vëlla, në oborrin e banesës së tyre. Autori i këtij krimi tronditës është 47-vjeçari Fatmir Kolecaj, ish-bashkëshorti i viktimës Esmeralda Filopati (Kolecaj).

47-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2017 për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sot zbardhet vendimi e Gjykatës së Lezhës, që shpall fajtor 47-vjeçarin Kolecaj për “Dhuna ne familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”.

Ndërkohë, në vendimin e gjykatës zbulohet dhe një pjesë e dëshmisë së viktimës Esmeralda Filopati, e cila tregon dhunën e tmerrshme të ushtruar nga bashkëshorti. Teksa sqarohet se burri e kërcënonte bashkëshorten e tij me fjalët “do të të vras po njoftove policinë”, tregohet dhe një rast kur Esmeralda ishte dhunuar barbarisht nga Fatmiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rasti i fundit, te cilin e demtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar ne polici, eshte ai i ores 16.00 te dates 12.7.2017, ne te cilen i pandehuri sapo ka hyre ne banese ka filluar te godase me shuplaka bashkeshorten e tij, pastaj ka marre nje tub gome dhe me te e ka goditur ne pjese te ndryshme te trupit per rreth nje ore. E demtuara Esmeralda Kolecaj ka mundur te telefonoje babain e saj, te cilit i ka bere me dije faktet e mesiperme, ndersa ky i fundit ka njoftuar policine. Ne kete moment i pandehuri ka shkuar ne banjon e baneses dhe ka marre nje arme zjarri qe e mbante pa leje te organeve kompetente, te cilen e ka vendosur ne tavoline, ndersa bashkeshortes se tij i ka thene “te paren do te vras ty pastaj do merrem me ato”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?