“Me heronjtë e Unazës së Re”/ Ja çfarë shkruan Balliu në 9-mujorin e protestave qytetare
Sot bëhen plot 9 muaj nga kur banorët e Unazës së Re dolën në protesta të përditshme kundër projektit të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, e cila iu prek banesat.
Gjatë rrugëtimit të tyre 9-mujor, me presione, arrestime e dhunë nga policia, banorët kanë patur në krah ish deputetin demokrat Klevis Balliu.
Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale i quan banorët e Unazës së Re, heronj.
Postimi i Klevis Balliut:
SOT ME HERONJTË E UNAZËS SË RE.
Sot bëhen plot 9 muaj protestë e përditshme ku banorët protestojnë kundër vjedhjes makabre të Edi HAJDUTIT.
Sot banorët e Unazës së Re, fëmijët e Unazës së Re nuk janë me pushime, nuk janë në plazhe, sot qytetarët janë në PROTESTË.
Sepse paratë i ka vjedhur Edvin HAJDUTI dhe tani kërkon të vjedhë edhe shtëpitë e tyre për kullat e veta.