Me ikjen e emigrantëve, shtrenjtohen biletat e avionëve

Fundjava ka shënuar një fluks udhëtarësh që kanë zgjedhur aeroportin e  Rinasit për të fluturuar drejt destinacioneve europiane.

Ndër vite, të dhënat tregojnë se numrin më të lartë të udhëtarëve në Rinas në fund të muajit gusht e përbëjnë emigrantët shqiptarë.

Janë ata që pas pushimeve në vendlindje  lënë të afërmit në Shqipëri për të shkuar në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, për katër bileta nga Tirana drejt Londrës, një zonjë për vete dhe tre fëmijët e saj në moshë të mitur ka paguar 1200 paund vetëm për të vajtur në Londër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa një tjetër udhëtare tregoi se për një biletë vajtje-ardhje drejt Italisë i është dashur  të paguajë rreth 600 euro.

Emigrantët shqiptarë në fund të pushimeve të tyre përballen dhe me fenomene që mund ta prishin shijen e udhëtimit të tyre në vendlindje.

Në momentin që ata vënë këmbën në aeroportin “Nënë Tereza”, përjetojnë ankthin se ndoshta avioni i tyre mund të vonohet, fenomen që ka ndodhur shumë shpesh nga kompanitë ajrore që operojnë në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?