”Më jep lekët”, qiraxhiu vret kushëririn me automatik

Krimi godet sërish në Shkodër dhe Petrit Vuksani i cili kishte 1 muaj që ishte kthyer nga Anglia, sot gjeti vdekjen në banesën e tij nga qiraxhiu. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Tom Kula”. Policia e Shkodrës ka identifikuar edhe autorin e dyshuar të vrasjes. Bëhet fjalë për Lekë Vuksanin, që ka lidhje fisnore edhe me viktimën.

51 vjeçari kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa vajzat e tij jetojnë në Itali. Petrit Vuksani jeton prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit, të afërmit të tij.

Mësohet se viktima, Petrit Vuksani i ka shkuar në banesë kushëririt për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të kushëririt të tij.

51-vjeçari nuk është i njohur si një person problematik në zonë, duke bërë që ngjarja të ketë tronditur banorët dhe fqinjët e viktimës. Lekë Vuksani është shpallur në kërkim nga policia, pasi u largua menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

SHKARKO APP