”Më kanë marrë shtëpinë”, 80-vjeçarja bie pa ndjenja para SPAK-ut: Po jetoj me borxhe

Një nënë 80-vjeçare dergjet në derën e Prokurorisë Speciale, me shpresën se do të gjejë drejtësi për çështjen e saj, pasi i kanë marrë banesën. Gazetarja Anila Hoxha, shkruan se nënë Ferideja sot humbi edhe ndjenjat para SPAK-ut, teksa qëndron duke kërkuar të hetohet për shtëpinë që i kanë marrë. Ajo thotë se e kanë mashtruar, i kanë marrë banesën dhe jeton me qira, madje e zhytur edhe në borxhe.

Shkrimi i gazetares Anila Hoxha:

Më ndjekin nënë Feridetë, ose mbase unë jam shumë e ndjeshme për NËNAT. Të parën e takova në burgun e grave.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kishin harruar aty dhe si kreu i opozites se asaj kohe, Edi Rama e mbajti fjalën jo vetëm duke i hedhur nje shall krahëve e duke i dhënë përkujdes, por edhe duke i ndertuar një shtëpi. Nënë Ferideja e atyre viteve, doli menjëherë nga burgu sapo kronika u transmetua në TCH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nënë Ferideja e dyte, humbi ndjenjat sot ne derë të Spakut. I kanë marrë shtëpinë. E kanë mashtruar dhe dhjetra vendime të drejtësisë me te dyshuar që u shpallën fajtorë,nuk vlejnë asgjë. Ajo vazhdon të jetojë me qera, dhe me borxhe që i mori nder njerëz për te paguar avokatët gjatë dhjetë viteve gjyqe që i dhanë të drejtë. A nuk kemi secili , një luftë në jetë?

E mbylla kronikën me një pyetje krah saj: kush duhet të bëjë dicka nëse shteti nuk reagon? Nënë Feridja është 80 vjec dhe kushdo që je , kur ta lexosh këtë status, mendo nënën tënde. Duke marrë autobuzin nëpër vapë, për të ardhur në Tiranë, sepse ka ende shpresë dhe nuk dorëzohet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?