Me kërkesë të Altin Dumanit, Olsi Dado komandohet përkohësisht prokuror pranë SPAK-ut

Ols Dado është komanduar si prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK. Mësohet se Dado bëhet prokurori i 18 që i bashkohet kësaj strukture hetimore.

Komandimi i Dados është bërë përkohësisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë., me kërkesë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

Prokurori ka lënë detyrën e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Ekstradimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Dado e nisi karrierën si prokuror i thjeshtë në Pogradec. Më pas është transferuar nga ish-kryeprokuroria Ina Rama në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?