Me kokainë në makinë, prangoset 26-vjeçari gjatë natës në Lushnje
Policia e Lushnjes gjatë natës ka arrestuar në 26-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të kryer na makinën e tij iu gjet një sasi prej 106 gramësh lëndë narkotike e llojit kokianë.
Sipas informacioneve mësohet se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rotondo e Savrës” Lushnje, gjatë orëve të natës, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Renault”, u gjetën dy qese me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e peshë totale rreth 103 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I PLOTË
Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.
Finalizohet operacioni i koduar “Kristali”.
Sekuestrohen 103 gram lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Në vijim të planit të masave të hartuar për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, nga shërbimet e policisë në Komisariatin e Lushnjes në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Kristali”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- Darvisjano Doku, 26 vjeç, banues në Shijak.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rotondo e Savrës” Lushnje, gjatë orëve të natës, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Renault”, u gjetën dy qese me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e peshë totale rreth 103 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

