Me letra kemi siguruar 1,6 milion doza vaksine për 800 mijë qytetarë

Edhe pse qeveria i mban të fshehtë se nga ku erdhën 975 dozat e para të vaksinës Pfizer, qeveria ”Rama 2”, thotë se ka siguruar vaksinën për 800,000 qytetarë, pra 1,6 milion doza. Kështu tha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta e cila sqaroi se sigurimi i këtyre dozave, deri tani në letër, është bërë nëpërmjet kontratës së drejtpërdrejtë me Pfizer dhe mekanizmit COVAX.

”Brenda janarit, sipas kontratës që kemi me Pfizer, mbërrijnë mbi 10 mijë dozat e para të parashikuara, më pas vijojnë sipas kalendarit të përcaktuar. Javën që vjen, presim një njoftim nga COVAX për kohën e mbërritjes së dozave të para. Qeveria shqiptare ka siguruar deri tani vaksinën anti-Covid për rreth 800 mijë qytetarë (1,6 mln doza) nëpërmjet kontratës së drejtpërdrejtë me kompaninë Pfizer dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX, ndërkohë që jemi në negociata të tjera për të patur akoma më shumë sasi të vaksinës”, tha Manastirliu.

Për më tepër, ministrja tha se do të kemi vaksinim të kombinuar për grupet e riskut, sipas planit kombëtar të vaksinimit anti-covid. ”Procesi i vaksinimit po vijon normalisht. Deri tani janë vaksinuar 369 personel shëndetësor i spitaleve COVID e epidemiologë dhe do të vijohet me një kalendar të kombinuar më të moshuarit e shtëpive të përkujdesit social dhe më pas vaksinimi për të moshuarit +75 vjeç dhe kështu me të gjitha grupet, siç janë përcaktuar në planin tonë të vaksinimit”, nënvizoi Manasirliu.

SHKARKO APP