Me listë në dorë dhe qëndronte brenda qendrës së votimit, përplasje në Vlorë mes kreut të KZAZ dhe përfaqësuesve të PD

Në qytetin e Vlorës, ka pasur problematika në qendrën e votimit pranë shkollës ‘Ismail Qemali’.

Sipas informacioneve, raportohet se ka pasur përplasje mes përfaqësuesve të PD dhe kreut të kzaz 86 lidhur me prezencën e një personi në qendrën e votimit duke mbajtur në dorë një listë me emra qytetarësh.

Përfaqësuesit e PD kanë kërkuar largimin e personit, ndërsa kreu i KZAZ u shpreh se personi gjendej aty thjesht për të votuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që PD të dalë në një deklaratë dhe të dorëzojë një kallëzim penal për rastin në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?