Me masa të larta sigurie, ky është momenti kur ambulanca e Urgjencës Kombëtare sjell në Infektiv të dyshuarin me COVID-19 (Video)
Një person i dyshuar me koronavirus ka mbërritur në ambientet e spitalit Infektiv pasditen e sotme. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se pacienti është transportuar me masa të larta sigurie në infektiv.
Bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 40-50 vjeç që është sjellë nga autoambulanca e dedikuar e Urgjencës Kombëtare dhe personeli i veshur me kostumin e posaçëm.
Pacienti ishte i shtrirë në barelë dhe është dërguar në shërbimin infektiv të kthyer në spital COVID-19.