Me maska dhe armë, tre persona grabisin furgonin e linjës Shqipëri – Itali
Një furgon mallrash i linjës Shqipëri-Itali është grabitur mëngjesin e sotëm nga 3 persona në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit, ndërsa bëhet e ditur se autorët kanë marrë një çantë me para dhe janë larguar.
Nga informacionet paraprake grabitësit mbanin maska, gjë që mund të vështirësojë kapjen e tyre.
Mendohet se autorët kanë pasur informacion mbi orarin se kur do të mbërrinte mjeti, ndërsa ende nuk është bërë e ditur shuma e vjedhur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

