Me maska dhe në komunikim me bazën/ Pamjet e shoqërimit të ish-deputetes
Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi është shoqëruar në komisariatin e policisë bashkë me kryetaren e Forumit Rinor të kësaj partie, Denisa Vata. Çupi ka konfirmuar në një komunikim telefonik me Top Channel se ndodhet në komisariatin e Matin. Ajo theksoi se është shoqëruar pa i dhënë asnjë arsye.
Ndërkohë selia blu ka publikuar fotografi nga momenti i shoqërimit të ish-deputetes, ku shihen qartë efektivë me fytyra të mbuluara ndërsa komunikojnë në telefon gjatë lëvizjes së mjetit të policisë.
“Dhurata Çupi ka dalë nga komisariati i Burrelit. Ndryshe nga sa thotë policia, ajo u shoqërua nga dy persona me maska në një furgon policie, bashkë me kryetaren e FRPD Burrel Denisa Vata. Fotoja eshte nje selfie e Denisa Vates gjate shoqerimit”, sqaron PD-ja.

Më herët ka qenë ish-deputeti tjetër i PD-së, Bardh Spahia që është shpallur në kërkim nga policia, për ngjarjet e ndodhura dje në qytetin e Shkodrës.
KOHA JONË SONDAZH

