Më mirë apo më keq në vitin 2045? 46% e shqiptarëve pesimistë
Shqiptarët besojnë se e ardhmja do të jetë edhe më e errët. Ndryshe nga mesatarja botërore anketës së OKB-së në lidhje me pyetjen “më mirë apo më keq do të jetë në vitin 2045” , 46% e shqiptarëve shfaqen pesimistë ndërsa vetëm 17% e tyre mendojnë se e ardhmja do të jetë njësoj.
Disa opinione pesimiste
1-E ardhmja është në greminë. Mendojmë kështu se çdo gjë kështu po shkon. A se sheh me ç’po ushqehemi. Shëndetësinë? Ishalla nuk sëmuremi.
2-Kjo është strategjia që do jetë më keq. Vetëm stres asgjë tjetër.
3-Shumë pesimist jam. Ku të shkoj më keq në këtë gjendje që jemi ne? Papunësi, varfëri. Mes njerëzve që nuk jetojnë me shpresë, 37% e shqiptarëve vlerësojnë se e nesërmja do të jetë më e mirë, përqindje më e ulët kjo se mesatarja globale ku rreth 50% e të anketuarve në botë janë pozitiv.
Disa opinione optimistësh
1-Po nuk u mbështete te optimizmi s’kemi të ardhme.
2-E ardhmja do të jetë me mirë . Mendoj se gjithçka shkon në progres jo në regres.
3-Ne nuk kemi asgjë cdo gjë është për tu përmirësuar . Ta marrim me sportivitet edhe të shpresojmë për më mirë se pa shpresë mori fund çdo gjë.
4-Neve jemi njerëz pesimistë sepse presim që ndryshimi të bëhet nga të tjerët jo nga vetja.. po duhet ta fillojmë nga gjërat më të vogla një letër pse ta hedhësh në rrugë?? E të kërkosh ligj. Nëse e bën vetë do bëhet më mirë.