Më mirë apo më keq? Si ishte 2022-shi për xhepat e shqiptarëve
Për 70.7% të shqiptarëve, 2022 nuk ka qënë një vit i mirë për xhepat e tyre. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si ka qënë gjendja juaj ekonomike gjatë 2022, 30.2% e tyre janë përgjigjur jo i mirë, 40.5% as i mirë as i keq dhe vetëm 29.1% e tyre kanë patur një vit të mirë.
Grupmosha e cila ka patur një vit të mirë në aspektin ekonomik gjatë këtij viti është 25-34 vjeç me 38.7%, pasuar nga grupmosha 18-24 vjeç me 31.2%, 35-44 vjeç me 29.2%, 45-54 vjeç me 25.9%, 55-65% me 25% dhe 65-75% me 21.4%.
Për sa i përket karrierës, për 41.4% të shqiptarëve 2022-shi ka qënë një vit i mirë, për 22.2% ka qënë jo i mirë dhe për 26.1% ka qënë një vit as i mirë dhe as i keq.
Grupmosha që ka patur më shumë arritje një karrierë gjat këtij viti janë 25-34 vjeçarët me 53.7% pasuar nga 18-24 vjeçarët me 51.3%, 35-44 vjeçarët me 47.1%, 45-54 vjeçarët me 37.2%, 55-64% me 33.3% dhe më pak 65-75 vjeçarët me 20.5%.