Më në fund, kthimi i Alvinit në shtëpi!
Nga Nora Malaj
Kur bëhen të gjithë bashke e keqja ndalet dhe e mira triumf, jo vetëm për vogëlushin Alvin, babain dhe motrat e tij, po për të mirën e të gjithë atyre fëmijëve , që sot në botë po enden në kampet e Ferrit dhe në situata më të paprecedenta për jetën e tyre!
Teksa me ankth dhe shqetësim dhjetëra e mijëra sy ndoqën emisionin e organizuar nga televizioni investigativ italian në kapin Al Hot, shumë kush prej nesh ishte në ankth për fatin e Alvinit. Tashmë ai , siç dhe thotë babai i tij , ka marr rrugën e kthimit , nen perkujdesin e shoqatave humanitare, Presidencës dhe qeverive të dy vendeve tona dhe të gjithë mediave italiane dhe shqiptare , që sensibilizuan opininin botëror , për zgjidhjen e këtij rasti!
Rasti i Alvinit është apeli më i madh që i bëhet njerëzimit për të shpëtuar jetën e mijëra fëmijëve e grave që gjenden të burgosur në kampet e Isisit, mijëra fëmijëve që gjenden të shfrytëzuar dhe të gjymtuar nga genocidi që po ushtrohet në vendet e tyre dhe të gjithë atyre fëmijëve që sot nuk kanë mundësi të jetojnë fëmijërinë pranë familjeve të tyre.
Sot është dita të falënderojmë cilindo që sado pak apo shumë ndihmojë në rastin e Alvinit , për t’ia bërë rrugën e kthimit të sigurt dhe për t’i dhënë fund ditëve të dhimbshme, ankthit dhe makthit të këtij vogëlushi!
Le të jetë kthimi i Alvinit për në vatrën e shtëpisë, fillimi i rrugës për të gjithë fëmijët që vuajnë në këto kampe fatkeqe!
Askush nuk mund të dijë kuptimin e jetës, kuptimin e botës, derisa të ketë një fëmijë, dhe pastaj e gjithë bota ndryshon. Asgjë nuk mund të jetë ajo që ishte më parë! Ndaj Alvinit i urojë që jeta vetëm t’i buzëqesh dhe qoftë ogurmirë për të gjithë fëmijët e tjerë kudo në botë!
Bota bëhet më e bukur, kur fëmijët buzëqeshin e jetojnë të lumtur në botën që të rriturit duhet t’ju krijojnë! Një botë pa luftë, pa genocid, pa kampe fatkeqe , që fëmijët të jetojnë të lumtur në cdo cep të saj!
Se çdo fëmijë duhet të ketë ëndrra dhe një shtëpi të ngrohte, që është e rrethuar nga dashuria për ta.