Më në fund Serbia i jep Kosovës ”OK” për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit

Pas shumë diskutimesh, Ministria e Jashtme në Kosovë bën me dije se Serbia ka dhënë konfirmimin e saj për autoritetet në Prishtinë, që të kryejnë tërheqjen e trupit të të ndjerit, Faton Hajrizi, i cili u vra nga policia serbe pasi më parë i mori jetën me armë zjarri një efektivi. Ministria më tej sqaron se do të ketë procedura mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e trupit të pajetë të Hajrizit. ”MPJD njofton opinionin publik që sot Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, Faton Hajrizi. Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë”. 

SHKARKO APP