”Me njerëzit për njerëzit”, Rama në Elbasan tregon paketën anti-krizë: Inceneratori një impiant ultra modern
Kryeministri Edi Rama i veshur sportiv, po zhvillon këtë pasdite një takim me banorët në Elbasan, ku thotë se është në kuadër të sfidave të kësaj epoke të re kërcënimi për botën ku jetojmë, ”ku kemi detyrën të përballemi e të triumfojmë, siç bëmë me tërmetin e me pandeminë”. Po ashtu Rama e ka cilësuar inceneratorin e Elbasanit si një nga veprat më të mira që është bërë. Duke u ndalur tek akuzat për korrupsion dhe vjedhje, kreu i qeverisë tha se kjo është një çështje të cilën e heton prokuroria.
”Po shkon Edi Rama në vendin e krimit. Pse për Inceneratorët? Pse, cili është krimi? Që hoqëm malin e plehrave, që në këtë orë pengonim që të shohim mirë atë diell. Dhe i dhamë Elbasanit mundësinë që mbetjet tim mbledhë dhe ti përpunojë në një impiant ultra modern.
Nuk ndihem se kam bërë një punë të keqe, por mendoj se është një nga punët më të mira që kam bërë për Elbasani. Ka filluar punë dhe do të fillojë që të prodhojë energji. Ai impiant është bërë që të krijohet një kompanie publike të përbashkët të qarkut, për t’i mbledhur të gjitha mbetjet dhe është ide shumë e mirë që ta shfrytëzojë.
Për atë janë shpenzuar paratë, që do të thotë që pjesa që ka të bëjë më korrupsion dhe vjedhje është një segment i gjithë kësaj pune të madhe për të cilin heton prokuroria dhe ndëshkon gjykata. Kush ka shfrytëzuar rastin që të bëjë një rrugë dhe dy punë të shkoj aty dhe të shkoj ku e kanë vendin ato që ndjekin rrugën e djallit”.