Me orë pritje në Kakavijë, babai: Kam fëmijën e sëmurë po qëndroi shumë në diell pëson kriza

Mes dhjetra familjeve shqiptare që presin në radhë për të kaluar pikën doganore të Kakavijës është edhe një famije e cila ka një djalë të aftësi të kufizura.

Ata kanë mbi një orë që presin, ndërsa babai ka frikë se djalit mund të pësojë kriza për shkak të qëndrimit shumë në diell.

“Kjo është situatë skandaloze. Kam fëmijën me aftësi të kufizuara. I kërkuam policisë që të na lejonte se po qëndroi shumë në diell pëson krizë. Më duhet të iki sesbën“
Kur gazetarja e pyet a ke një apel për shtetin, burri hesht dhe ndihet I pashpresë:
Asgjë. Cfarë të themi. Gjynah, është për të ardhur keq. 30 vjet dekomraci dhe gjërat po shkojnë më keq.

Radha në Kakavijë i ka kaluar 10 km. Shkak eshte bërë urdhri i palës greke për të bërë tamponin secili qytetar që kalon kufirin ndërsa në dispozicion ka vendosur vetem një sportel dhe një grup mjekësor. Nderkohe ne mesdite puna e pales greke u pezullua.

SHKARKO APP