Me Orindën festuam për herë të parë ditëlindjen e Malvin (VIDEO)

Moderatorja e njohur, Orinda Huta ka qenë një ndër personazhet e parë publik që është bashkuar me kauzën e “Fundjavë Ndryshe”. Prej vitesh merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga fondacioni. Këtë herë, së bashku me stafin e “Fundjavë Ndryshe” përgatitën një surprizë shumë të veçantë. Malvini, kishte ditëlindjen e tij të 8-të, por asnjëherë nuk e kishte festuar më parë. Pasi familja e tij jeton në kushte shumë të vështira ekonomike.

Për disa orë oborri i shtëpisë së tij, u kthye në një ambient të gëzueshëm. Ku ai së bashku me vëllezërit, motrën dhe miqtë e tij festuan ditëlindjen. Mes dhuratave të shumta, animatorëve dhe surprizave, për herë të parë për Malvinin, ajo ditë nuk ishte si të tjerat.

“Jam shumë e lumtur që të takova ty dhe shokët e tu. Po ashtu jam e lumtur që jam pjesë e “Fundjavë Ndryshe” dhe më bëni pjesë sa herë keni nisma të tilla. Dhe unë jam gjithmonë e hapur të vij, e të festojmë bashkë kurdo herë,” u shpreh Huta. Moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Historia e Fundjavës”, ku ndër të tjera foli edhe për bashkëpunimin me fondacionin. Duke qenë nga të parat figura të njohura që kontribuoi për ndërtimin e një shtëpie.

“Ka qenë muaj i parë i “Fundjavës Ndryshe” dhe ishte Arbri që erdhi dhe tha pse nuk bëheni pjesë e jona, me prezencën tuaj në radhë të parë. Ajo që kishte më shumë rëndësi ishte prezenca dhe qëndrimi afër me këta njerëz. Shumë prej tyre nuk kishin shtëpi, dhe ne e nisëm me rastin e Anës që u bëmë bashkë. Më pas vijuam qoftë me projekte të Fundjavës dhe jam një nga njerëzit që besoj fort në këtë projekt dhe e inkurajoj Arbrin për vazhdimësinë,” e mbylli moderatoja. Bamirësia nuk të varfëron!

SHKARKO APP