Më pak aksidente rrugore – INSTAT: Rënie me 11.9% në muajin maj. Tirana më problematike

Ulet  me 11.9 % numri i aksidenteve rrugore  në vendin tonë gjatë  muajit maj,  krahasuar më të njëjtën periudhë  të një viti më parë. Referuar të dhënave  të  institutit të statistikave INSTAT rezulton se  në muajin Maj 2018 numërohen 155 aksidente rrugore nga 176 aksidente të ndodhur në Maj 2017. Ndërkohë që numri i personave të  aksidentuar është  198 nga 240  që ishte një vit më parë.

Bazuar në tabelat e publikuara nga Instituti i Statistikave rezulton se numri më i lartë i aksidenteve është shënuar në  Tiranë me 69  të tillë e ndjekur nga Durrësi  me 20 dhe Lezha me 17 aksidente, megjithatë  pothuajse në të gjitha qarqet e vendit  numri i aksidenteve  ka qenë në rënie   dhe  më mirë pozicionohet qarku i Kukësit vetëm më 1 aksident .

Në Maj 2018, aksidentet rrugore, në 81,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zëne 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.  Sipas INSTAT, Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 22,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pesëmujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 19,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 1,5 % krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?