Më pak naftë në botë, shqiptarët do paguajë më shtrenjtë për karburantet
Shqiptarët duhet të përgatiten të paguajnë sërish më shumë për naftën. Shkaku kësaj radhe është lëvizja e fundit e OPEC, kartelit që kontrollon prodhimin e arit të zi në botë. Tregjet po i drejtohen shtrenjtimeve të reja, që pritet të reflektohen së shpejti edhe në vendin tonë.
Nga muaji i ardhshëm, në botë mund të ketë më pak naftë. Organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC vendosi të mërkurën që të ulë me 2 milionë fuçi naftë çdo ditë prodhimin. Kjo do të bënte që nga 30 milionë fuçi mesatarisht, për një total prej gati 4.8 miliardë litra naftë, sasia e karburanti të reduktohej në 28 milionë fuçi, apo 4.5 miliardë litra.
Nëse Bordi i Karburanteve do të mblidhej sot, me çmimin e naftës së përpunuar në bursë dhe kursin aktual të dollarit, një litër naftë do të shitej për 243 lekë, apo 20 lekë më shtrenjtë se çmimi aktual.