Më pak pacientë në urgjenca, Lama: Në pediatri vizitat më shumë për rrugët e frymëmarrjes

Pandemia ka sjellë një ulje të ndjeshme të numrit të pacientëve në spitale. Në pediatri rastet më të shpeshta janë ato që kanë të bëjnë me rrugët e frymëmarrjes. Por krahasuar më një vit më parë situata paraqitet më e qetë.

Frika se mund të preken nga koronavirusi ka bëë që numri i fëmijëve që paraqitet në urgjencën e Pediatrisë të bjerë ndjeshëm.

Sipas mjekut pediatër, Albert Lama, krahasur me një vit më parë numri  është nën mesataren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu e qetë paraqitet edhe situata për hospitalizimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një gjëndje  kjo thuajse e ngjashme edhe në shërbimet e tjera spitalore.

“Në raport me vitin pararendës kemi një situatë shumë normale. Numri është nënmesataren e pritshme në raport me numrin e popullatës”.

Problemet më të shpeshta thotë mjeku Lama janë kryesisht ato të rrugëve të frymëmarrjes.

Moshat më të prekura nga këto simptoma gjatë kësaj periudhe janë fëmijët deri në 4 vjeç.

Mjekët sugjerojnë që të qëndrohet në vende të ajrosura dhe me temperaturë konstante si dhe të shmangen vendet me shumë persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?