“Më pak se 1500 euro s’ka”, përgjimet e grupit që trafikonte klandestinë
Dalin në dritë bisedat telefonike ku flitet për paratë që duhet të paguhen për dokumentet false, për dorëzimin e dokumenteve tek kërkuesit, si edhe për koordiminin e rrugëtimeve të paligjshme.
Përgjimet telefonike janë një nga kartat më të forta të Prokurorisë për Krimet e Rënda në hetimin e bërë ndaj 36 të dyshuave për trafikimin e personave drejt SHBA-së dhe vendeve të BE me dokumente të falsifikuara.
E tillë është ajo e 20 tetorit 2018 mes të dyshuarës Moza Kamaj dhe një personi tjetër. Sipas prokurorisë, anëtarët e këtij grupimi kriminal merrin nga personat e trafikuar vlera monetare që shkonin deri në 20 mijë euro. Ata prisnin shtetas të huaj kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Kina dhe më pas i trafikonin drejt vendeve të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë.
Në role të ndryshme, të koordinuar edhe me persona jashtë vendit, ata kanë siguruar dokumente false, kanë shoqëruar, akomoduar apo rezervuar linjat e udhëtimit për të trafikuarit. Në Shqipëri aktiviteti i këtij grupi është shtrirë në Tiranë, Krujë, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Përmet, Fier dhe Elbasan.
B: Ça bën?
A: Hiç tek Lili jam.
B: Kam një person për në Itali, sa lekë bën.
A: 600 euro.
B: Ka më pak se ia dhashë atij tjetrit.
A: Do 600 euro taksia.
B: Tani i çon Lavdoshi.
A: Më pak se 1500 euro s’ka.
Pak minuta më vonë mes të njëjtëve zhvillohet biseda:
B: Mirë ok, 1500 euro.
A: Dakord.
B: Po do presim 10 ditë sa të dali pasaporta.
A: Ok.
Në një bisedë të 26 Shtatorit 2018, i dyshuari Simon Kerri, kryetar i shoqatës së Vllehëve flet me një person në lidhje me dërgimin e disa bullgarëve drejt Britanisë.
..279: E mirë, po, o ta bëj ose ka mënyra për të ikur dhe andej, o të bëhet këto ditë shpejt. Kam njerëz që kanë ikur si puna e Bertit dhe… kam gjetur njëri që çon andej unë dhe iki.
Keri: Ku që çon n’Angli, andeja?
…279: E.
Keri: Po m’thoj mua se kam una nja katër a pes veta bullgarë.
…279: Po mirë t’bëjnë lekët gati ata e ti çoj.
Keri: Po mir, n’rregull, m’thoj mua ti sa lek duan ata edhe…
…279: Për ata dymbëdhjet.
Keri: ë?
…279: Po ja, të flasim, të them unë.
KOHA JONË SONDAZH

