Me pasaporta false drejt SHBA, zbardhen përgjimet e shoqatës Vllahe
Pjesë e rrjetit të që trafikonte emigrant ilegalisht drejt BE-së, Anglisë dhe Amerikës rezulton se është edhe kreu i shoqatës Vllahe, Simon Këri i arrestuar nën operacionin “Rruga e Gabuar”. Këto shërbime ata i kryenin për pagesa nga 500 deri në 1500 euro, kjo në varësi të destinacionit. Nga një përgjim telefonik mes personave nën hetim, Aleksia Kamaj dhe një personi tjetër të pa specifikuar rezulton se për një kalim të paligjshëm të kufirit nga Shqipëria në Greqi mjaftonte pagesa prej 600 eurosh.
Biseda
Aleksia-Hë ore
394-Dëgjomë
Aleksia-Hë
394-Të lutem sa lekë të ju them unë atyre
Aleksia-Për ku janë ato
394-Deri në Janinë janë ato
Aleksia-600 euro thuaju atyre
394-Kur të vijë ato të them unë ty
Aleksia-Po mirë
394-Po unë kam ndonjë kafe
Aleksia-Do të nxjerr diçka se i don ai tjetri, 500 euro për kokë të Reit
394-Po mirë të paktën
Në një tjetër rast, Aleksja Kamaj, e cila kishte edhe bazën e rekrutimit dhe transferimit të klandestinëve në Fier kërkon 1500 euro për kalimin e një personi në drejtim të Italisë.
394-Ca bën
Aleksia -Hic tek Lili jam
394-Kam një person për në Itali, sa lek bën
Aleksia -600 euro
394-Ka më pak se ja dhash atij tjetrit
Aleksia -Do 600 euro taksia
394-Tani I çon Lavdoshi
Aleksia -Më pak se 1500 euro ska
394-E mirë flasim
KOHA JONË SONDAZH

