“Më pëlqejnë gazetaret që përkulen kollaj”- komenti seksist i ministrit serb. Vuçiç bën gati shkarkimin

 

Kryeministri serb Aleksandër Vucic do të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes, Bratislav Gashic, për shkak se ky i fundit ka bërë komente seksiste në publik.

Indicidenti ndodhi teksa ministri po fliste për mediat. Në këtë moment një gazetare që merrte prononcimin e tij u përkul, në mënyrë që t’i lënte hapësirë kameramanit. “Më pëlqejnë gazetaret që përkulen kollaj”, ka thënë Gashic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo deklaratë e tij nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrit Aleksandër Vucic, i cili ka thënë se do ta shkarkojë ministrin e Mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne duhet të mbrojmë të gjitha gratë në Serbi, ky ishte një mesazh i keq për të gjitha femrat dhe kur mora detyrën si kryeministër thashë se Serbia do të jetë një shtet modern dhe i denjë. Një vend ku gratë nuk fyhen, ku nuk ka maskilizëm dhe fyerje seksiste”, tha Vuçiç.

Ky është mesazh edhe kryeministrin  Rama për disa ministra të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?