Me Pfizer vaksinohet kushdo në Shqipëri, del udhëzimi
Në Shqipëri ka një preferencë të qytetarëve për të marrë vaksinën anti-covid nga Pfizer. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë udhëzim çka u mundëson qytetarëve që e duan të mund të vaksinohen me Pfzier.
Mjekëve të familjes u ka mbërritur udhëzimi që tani vaksinën Pfizer nuk do ta marrin vetëm personat që kanë shumë diagnoza apo sëmundje të rënda.
Sipas këtij udhëzimi edhe një person i cili e ka kaluar me simptoma të rënda sëmundjen e Covid-19 mund të marrë vaksinën Pfizer, por në qendrën e vaksinimit në sheshin ”Skënderbej” ofrohet vetëm coronavac dhe Astrazenca, por ndërkohë të gjitha qendrat shëndetësore janë furnizuar me Pfizer, Astazenca dhe Sputnik e Coronavac.