Me pistoletë pa leje me vete, kapet i riu në Fier

Një 25 vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me armëmbajtje pa leje.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale K. M., u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Verri, duke qarkulluar me automjetin tip “Ford”, me pasagjer shtetasin G. K., 23 vjeç, banues në Verri, Fier.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe 10 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu sportive pa leje dhe fishekë luftarak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 25-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu sportive pa leje dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., 25 vjeç, banues në Verri, Fier.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Verri, duke qarkulluar me automjetin tip “Ford”, me pasagjer shtetasin G. K., 23 vjeç, banues në Verri, Fier.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe 10 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu sportive pa leje dhe fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, si dhe u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi G. K.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?