Me pranga dhe i rrethuar nga dhjetëra efektivë. Beleri mbërrin në cermoninë mortore të gjyshes në Himarë!
Kryebashkiaku i pa betuar i Himarës, Fredi Beleri ka mbërritur në Himarë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshes së tij.
Beleri është i rrethuar nga efektivë të shumtë dhe njërën dorë e ka në pranga me dorën tjetër të efektivit të policisë.
Në momentin e mbërritjes së tij, dhjetëra persona të pranishëm në ceremoninë mortore kanë thirrur emrin e tij dhe i kanë bërë thirrje policisë ta lirojnë. Vigjilenca e efektivëve ka qenë tepër e lartë.