Me pranga në duar, Klevisi tregon automatikët që ekzekutuan vëllezërit

22-vjeçari Klevis Alla bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku ishin fshehur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia më 27 prill 2020. Tre kallashnikovët ishin groposur në Arapaj. Armët janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore ndërsa ato dyshohet se janë armë të përdorura edhe në atentatin ndaj Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit. Dy ditë më parë gjykata e Durrësit caktoi ndaj Altin Ndocit dhe Klevis Allës masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e vrasjes kryer bashkëpunim me paramendim, ndërsa pritet që pjesë e këtij hetimi të bëhet edhe SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?