”Më preku nderin”, burg për Mihal Thimjo. Muzikanti vrau mikun e tij

”Arrest me burg” dha në seancën e kësaj të shtune Gjykata e Gjirokastrës për Mihal Thimjon, autori i vrasjes së Gezim Saraçit, me të cilin kishin një raport miqësor. Ngjarja ka ndodhur më 5 gusht ku Mihal Thimjo ka goditur me sende të forta Gezim Saraçin duke e lënë të vdekur në kamionçinë dhe më pas është larguar.

Seanca e ka zgjatur 20 minuta dhe fillimisht prokurori Julijan Çafka ka lexuar argumentet dhe kërkoi burg pa afat për 33-vjeçarin. Avokati i të pandehurit, Piro Boboli kërkoi një masë më të lehtë dhe rrethana lehtësuese pasi klienti e ka pranuar krimin dhe njëkohësisht ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nën efektet e çekuilibrimit mendor.

33-vjeçari Mihal Thimjo nga Derviçani, muzikant në dasma, u arrestua pak orë pas ngjarjes teksa po udhëtonte me automjetin e tij. Shkak i kësaj vrasje ka qenë një sherr i çastit mes që ka përfunduar në mënyrë tragjike, ku mësohet se Thimjo e ka goditur viktimën me sende të forta dhe më pas e la të vdekur në vend në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

SHKARKO APP