“Me prerje 500 euroshe e kokainë”, policia kap mat shqiptarin ditën e ditëlindjes

Një tortë ndryshe e dekoruar sikur ishte me prerje 500 euroshe si dhe me mënyrën e përdorimit të kokainës tërhoqi vëmendjen e policisë italiane në frigoriferin e një pasticerie në Teramo të Italisë.

Në sipërfaqe torta ishte mbuluar me çokollatë ndërsa në anë kishte një kartëmonedhë e bërë në formën e tubit dhe pluhur i bardhë, që përdoret për të thithur kokainë.

Po kështu në shqip ishte një dedikim : “Edhe 100 Biphe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat italiane shkruajnë se torta i dedikohej një shqiptari që ishte në arrest shtëpie dhe që policia i bëri surprizë gjatë kohës që ai po festonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj shqiptarit kanë nisur hetimet pasi ai ka dhunuar masën e sigurisë “arrest shtëpi” dhe gjatë festës ka qenë në prani dhe të pjesëtarëve që nuk ishin anëtar të familjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?