Me qese droge në rrugë gati për ta shitur, arrestohet i riu në Tiranë
Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është kapur duke shpërndarë drogë.
Në pranga ka rënë i riu E. P., i cili është konstatuar në rrugën “Ndre Mjeda”, duke mbajtur në dorë qese në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni “Korrieri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihet në pranga 1 shtetas, për shpërndarje të lëndëve të narkotike në doza të vogla.
Sekuestrohen 342 gr. lëndë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizuan me sukses operacionin e koduar “Korrieri”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, punonjësit e Policisë e kanë konstatuar shtetasin E. P., në rrugën “Ndre Mjeda”, duke mbajtur në dorë qese në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike. Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë i ka hedhur qeset në tokë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e Policisë.
Pas kontrollit, shërbimet kanë konstatuar se qeset ishin të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 342 gr. (një pjesë e ndarë në 207 qese të vogla farmaceutike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.