Me qetësinë më të madhe, me kominoshe pune, maskë e kapele, ja si u grabit agjencia e kredive dje në Tiranë
Një ditë pas grabitjes së pikës së kredidhënieve në Tiranë, RTV Ora ka siguruar videon e momentit të vjedhjes. Autori një i ri rreth të 30-ave, i pa shqetësuar nga njeri, futet në biznesin dhe nën kërcënimin e armës grabit shumën e parave dhe largohet. Autori ka përdorur si kamuflazh një veshjen e një punëtori ndërtimi.
Një ditë pas grabitjes së pikës së kredidhënieve të vogla në kryeqytet, RTV Ora ka siguruar videon e momentit kur autori futet në ambientet e biznesit dhe nën kërcënimin e një pistolete, merr shumën e parave dhe largohet.
Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku një i ri rreth të 30-ave shfaqet rreth orës 15:19 minuta në biznesin pranë rreth rrotullimit të Zogut të Zi. Grabitja zgjat më shumë se 1 minutë, ndërsa pas daljes nga biznesi, agresori shfaqet me një qese të mbushur me para.
Siç shihet edhe nga pamjet autori lëviz i qetë derisa hyn brenda dhe i pa shqetësuar largohet nga pika e kredidhënies. Ai mban në kokë një kapele ndërsa në pjesën e fytyrës ka një maskë për tu mos u identifikuar.
I veshur me kominoshe si ato të punonjësve të ndërtimit dhe me një qese në dorë ai i ka mundur mos bjerë as në sytë e kalimtarëve.
Maskimi siç duket e ka shpëtuar edhe nga kamerat e sigurisë pasi policia nuk ka ende një të dyshuar. Për kapjen e tij policia ka marrë edhe disa gjurmë gishtërinjsh, ndërsa sipas njoftimit zyrtar ende nuk dihet se cila është shuma e grabitur, por mësohet se është rreth 650 mijë lekë. Pas ngjarjes në pyetje janë marrë edhe punonjësit e pikës së dhënies së kredive që kanë treguar se një person nën kërcënimin e armës u kishte rrëmbyer shumën e parave, por pa mundur ta identifikonin. /Ora News