Me qindra lule dhe me flamurin shqiptar, arkëmorti i Klajdi Bitrit niset drejt Shqipërisë

Për të përcjellë trupin e pajetë të Klajdi Bitrit ishin mbledhur qindra qytetarë miq e të njohur që mes lotëve e duartrokitjeve e përcollën në udhëtimin e tij të fundit drejt atdheut. ”Drejtësi, drejtësi, drejtës”,-kërkojnë miqtë dhe të afërmit e të riut Klajdi Bitrit, të cilët u mblodhën në kortezh në portin e Ankonës.

I pranishëm ishte vëllai Xhuliano, i cili me Klajdin do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi në ditët në vijim. I riu shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë një sherri në trafik, teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po sulmohej nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul. Ai e qëlloi Bitrin me shtizën e pushkës së detit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Klajdi Bitri konsiderohej si një i ri model që ishte integruar në mënyrë perfekte në Itali, punonte për të mbështetur vëllain e tij më të vogël dhe dy prindërit që jetojnë në Lushnje.

SHKARKO APP