Me rrjet 5G nga 2025 në Shqipëri, AKEP: Për shkak të kostove të larta do përzgjidhen disa qytete

Nga viti 2025, Shqipëria do të operojë me teknologjinë e rrjetit 5G. Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Tomi Frashëri tha se për shkak të kostove të larta do të përzgjidhen disa qytete.

“Nga viti tjetër fillimin e përdorimit të kësaj teknologjia. Këtë vit mbaron procedura e ankandit. Duke filluar nga viti tjetër do fillojë implementimi. Do duhet një fazë 6 mujore për të dhënë shërbimet nga operatorët. Shqipëria do inserohet në dinamikën e 5G. Jemi vonë. Brezin e 3.5 Mghz do vendohet në dispozicion të 5G. Në fillim në qytetet e mëdha. Me dhënien e brezit 3.5 buxheti do të begatohet me të ardhurat që do mblidhen qeveria do mendojë si do i shpenzojë”, tha Frashëri.

Deputetët si të opozitës dhe të mazhorancës ngritën problemin e kabujve të internetit të varur nëpër ndërtesa, problem për të cilin AKEP fajësoi pushtetin vendor, por edhe Kuvendi ka heshtur për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pyetur mbi abuzimet me çmimet e paketave telefonike, përfaqësues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare thanë se është dominimi i tregut nga pak operatorë ai i cili ndikohen në rritjen e çmimeve të shërbimeve celulare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?