Me shpejtësi tej normave, ndëshkohen 23 shoferë (VIDEO)

Policia rrugore ka vijuar gjatë natës aksionin me radar për ndalimin drejtuesve të mjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë natës së kaluar, ne rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, një 22-vjeçar nga Tiranë është kapur pasi qarkullonte me makinë me një shpejtësi prej 151 km/h.

Policia thotë se gjatë kësaj fundjave janë gjobitur 23 drejtues mjetesh me pezullim të patentës, pasi shpejtësia me mjetin e tyre varionte nga 145 deri në 179 km/h.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Policisë së Shtetit në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne rrugen interurbane Tirane-Durres-Tirane, me Policine Rrugore te Tiranes. Me radar per te parandaluar aksidentet rrugore qe shkaktohen si pasoje e shpejtesise tej normave te lejuara. 22 vjeçari nga Tirana me 151km/h. Gjate fundjavës 23 masa administrative per OASh (pezullim i patentes) per shpejtesi qe varionin nga 145 deri ne 179 km/h.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/426703944520215/?t=0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?