“Më shqetëson sistemi mendor i Gjicit”/ Ja fjalimi i tij kundër Surroit
Këshilli i Qarkut të Kukësit, vendosi t’i heqë titullin qytetar nderi, Veton Surroit, me argumentin se ky i fundit ka pasur qëndrime kundër UÇK-së.
Vetë kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka bërë një performancë me tone patriotike, sigurisht i pajisur me intelektin e thellë që e karakterizon në çdo prononcim mediatik, duke renditur argumentet kundër Veton Surroit.
“Ka marrë një titull për të mbrojtur Kosovën. Ai po bën fushatë politike, mediatike, kundër ushtarëve të UÇK-së. Çfarë nderi i qarkut është ky? Duhet ta heqim sot, t’ia heqim sot, të shkojë të na çojë në gjykatë po të dojë”, thotë Gjici me siguri absolute në vetvete.
Menjëherë ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e quajti këtë veprim, një “lajthitje kolektive”.
Kurse vetë Veton Surroi, duke folur në SYRI TV, deklaroi: “Për mua brenga më e madhe ishte sistemi mendor i zotit Gjici, fjalimi i tij. Nëse është sistem mendor i PS, është për t’u brengosur. Një njeri që flet ashtu, që gjykon, përjashton dhe anatemon është pjesë e një mendësie diktatoriale. Pas këtij anatemimi që bëri Gjici, do të pasonte ekzekutimi. Nëse ky është diskursi brenda PS-së, atëherë është për t’u brengosur”.
Ndiqeni më poshtë fjalimin: