Më shumë azilantë shqiptarë në BE

Shqiptarët janë ndër rekordmenët absolutë në Europë, për pjesën e azilkërkuesit. Të dhënat më të fundit për vitin 2018, tregojnë se shqiptarët vijojnë të mbeten ndër 10 vendet e para sa i përket azilkërkuesve. Kështu, përgjatë vitit të kaluar, shqiptarët ishin në vendin e 9-të sa i përket kërkesave për azil, duke lënë pas Gjeorgjinë.

Me 21.900 kërkesa për azil përgjatë vitit të kaluar, shqiptarët janë padiskutim europianët e parë në listën e azilkërkuesve në Europë. Kjo vjen pavarësisht faktit se Shqipëria është një vend i sigurtë origjine. Se si renditet Shqipëria në krahasim me vendet e tjera e tregon qartë edhe harta interaktive e Agjencisë Europiane të Emigrimit, që ka publikuar të dhënat zyrtare për vitin 2018.

Të dhënat tregojnë qartë se gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, numri i kërkesave për azil nga shqiptarët është rritur ndjeshëm, duke prekur madje nivelet e vitit 2016. Përgjatë tre muajve të fundit, numri ka thyer nivelin e 2000 kërkesave në muaj, për të kulmuar në më shumë se 2500 në muajin tetor të 2018-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tremujorin e fundit bëhet fjalë për rreth 7000 kërkesa në total, ose më shumë se 70 në ditë. Edhe përgjatë nëntorit dhe dhjetorit, trendi ka qenë ndjeshëm më i lartë se përgjatë muajve të tjerë të vitit, e madje më shumë se nivelet e 2017-ës, gjë që e tregon qartë edhe grafiku. Ndryshe nga vitet e tjera, në 2018 ka rënë ndjeshëm, në rreth 4%, norma e pranimit të kërkesave për azil.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?