Më shumë se 2 milionë e 500 mijë të infektuar nga COVID-19, mbi 177 mijë viktima në gjithë botën

Koronavirusi vijon të bëjë “kërdinë” në të gjithë botën, teksa numri i të infektuarve ka shkuar në 2 milionë e 564 mijë e 515.
Vetëm SHBA ka 826 mijë të infektuar, që është vendi më i prekur, ndjekur nga Spanja dhe Italia.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 177 mijë, teksa edhe për këtë SHBA mban kryesimin me 45 mijë e 373 ndjekur nga Italia me 24 mijë dhe Spanja me 21 mijë.

Ndërkohë të shëruarit janë 686 mijë dhe për këtë Gjermania ka vendosur rekordin me 87 mijë persona që kanë mposhtur COVID- 19 kundrejt 82 mijë që ka Spanja.

Ndërkohë Kina ka dhe rreth 1 mijë pacientë aktivë me COVID-19 që shumë prej tyre janë të karantinuar në shtëpi kurse përparimë ka bërë dhe Irani që ka tashmë të infektuar aktivë vetëm 16 mijë.

SHKARKO APP