Më shumë se 3 deputetë kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit
Shoqata Antikomuniste e të përndjekurve kërkon më tepër transparencë për dosjet e ish-sigurimit të shtetit për deputetët e Parlamentit Shqiptar. Deri më tani Auturoriteti i Dosjeve thotë se më shumë se 3 deputetë kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit, ndërsa Kreu i Shoqatës Antikomunikste Nebil Çika tregon se ka më tepër.
Më shumë se 3 deputetë në Parlamentin Shqiptar janë me dosje. Kjo është përgjigjia që Autoriteti i Informimit mbi dokumentet e ish sigurimit të shtetit i ka kthyer shoqatës antikomuniste të të përndjekurve. Por kreu i kësaj shoqate Nebil Çika thotë se janë më tepër.
Nebil Çika: Komisioni Bezhani i cili ka pastruar figurat pas vitit 1997, i ka dhënë atij në shkelje të ligjit dhe ai rezulton i pastër edhe pse në dosje vërtetohet veprimtaria kriminale me sigurimin e shtetit.
Sipas Çikës Autoriteti ka përjashtuar disa emra të përfshirë në sigurimin e shtetit në Parlament.
Nebil Çika: Kemi të dhëna që janë fshehur autori të krimeve të komunizmit. Kemi dy raste të vërtetuara siç është kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi dhe deputeti Spartak Braho.
Kreu i Shoqatës Antikomuniste të të përndjekurve thotë se gjendja me fshehjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit është e rëndë dhe se duhet bërë edhe më tepër transparencë publike.
KOHA JONË SONDAZH

