Më shumë se 4 orë në radhë për të bërë pasaportën

Është numri i qytetarëve që aplikojnë për pasaporta dhe karta identiteteti. Situata paraqitet problematike në disa qytete të vendit, ku qytetarët presin në radhë që në orët e para të mëngjësit. Në Gjirokastër bëhen rreth 130 aplikime në ditë, ndërsa i gjithë ky fluks përballohet nga dy sportele. ”Unë kam që në orën 6 që pres, 4 orë këtu. Hapen në 8, unë erdha në 6 dhe përfundova me numrin 75. Radhë nuk ka, rregull nuk ka. unë nuk e di ç’të them”,-thotë një qytetare.

Shkak i këtij fluksi është bërë kthimi i emigrantëve thotë përgjëgjësia e zyrës së aplikimeve Marseda Xarba. ”Do t’i kërkoja të gjithë qytetarëve të paraqiten në zyra jo më para se orës 8. Në orën 8 mund të pajisen me një numër dhe në bazë të numrit që kanë mund të marrin shërbimin”.

Në Elbasan janë bërë rreth 25.000 aplikime për karta e ID dhe pasaporta biometrike vetëm gjatë 6 mujorit të parë të 2019. Drejtori i gjendjes civile, Behar Tashi shprehet se aktualisht po perballen me një fluks ne rritje, pasi gjatë ditës numri i aplikimeve pranë zyrave arrin deri në 250 aplikime. ”Duke filluar nga muaji korrik kemi një shtim të fluksit. Kryesisht janë emigrantët që bëjën aplikimet edhe të fëmijëve të tyre por edhe rinovime dokumentesh se kanë mbyllur 10-vjeçarin”.

SHKARKO APP