Më shumë se 9.4 milionë raste me COVID-19 në botë! Afro gjysmë milioni viktima

Në të gjithë botën ka mbi 9.4 milion raste infeksioni nga koronavirusi per një total viktimash prej afro 483 mijë.

Në 24 orët e kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 35.900 raste të reja të koronavirusit, një numër rekord që nga fundi i prillit dhe një nga më të lartat deri më tani që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu ditën e fundit pati edhe 756 vdekje nga Covid.

Deri tani numri i pergjithshëm i rasteve të infeksionit është 2.380.452 kurse totali i viktimave është rritur në 121.969.

SHKARKO APP