Më shumë shqiptarë të shtruar në spitalet psikiatrike
Në 4 muajt e parë të vitit në spitalet psikiatrike u shtruan 749 qytetarë, shifër kjo gati e 2-fishuar brenda tre viteve. Më shumë shqiptarë që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor po kërkojnë ndihmë të specializuar.
Në vend përllogaritet se 1 në 4 qytetarë vuan nga shëndeti mendor, ndërsa çrregullimet janë më të përhapura te grup-mosha e të rinjve.
“Situata post-Covid është një element shumë i rëndësishëm që mendohet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te rritja e numrit të këtyre personave. Izolimi dhe pasiguria që patëm për jetën mendohet që ndikon drejtpërdrejtë te rritja e këtyre shifrave”, shprehet Eneida Frashëri, pedagoge dhe psikologe.
Ecuria tregon për shtim të mëtejshëm të rasteve të atyre që kanë probleme të shëndetit mendor. ”Mund të shtohen akoma më tepër sepse i mbivendosen problemet ekonomike dhe sociale. Fokusi te këshillimi psikologjik, përpos marrjes së medikamenteve”, thotë Halilaj.
KOHA JONË SONDAZH

